Lozha e Madhe e Shqipërisë i ka pranur dhe bërë të vetat, që ditën e themelimit të saj 14 tetor 2011, Parimet Themelore për njohjen e Lozhave të Mëdha të pranuara nga Lozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë më 4 shtator 1929.
Parimet për njohjen e Lozhave të Mëdha janë:
1. Rregullsia e Zanafillës: çdo Lozhë e Madhe duhet të jetë themeluar në mënyrë legjitime nga një Lozhë e Madhe e njohur në mënyrën e duhur, ose nga tri Lozha të ngritura në mënyrë të rregullt.
2. Lozha e Madhe anëtarëson vetëm burra që shprehen se besojnë në Arkitektin e Madh të Gjithësisë.
3. Çdo i Iniciiuar, me qëllimin për t’i bërë të shenjta dhe të pashkelshme zotimet e tij masonike, duhet të Betohet përpara Librit të Ligjit të Shenjtë.
4. Të gjithë anëtarët e Lozhës së Madhe apo të Lozhave përbërëse duhet të jenë patjetër burra. Asnjë Lozhë e Madhe nuk duhet të ketë marrëdhënie të asnjë lloji me organizata masonike të parregullta, Lozha të përzjera, apo Trupa masonikë që pranojnë gra.
5. Lozha e Madhe duhet të ketë juridiksion sovran mbi Lozhat nën varësinë e saj. Ajo duhet të jetë përgjegjëse, e pavarur, vetëqeverisëse, me autoritet të vetëm dhe të padiskutueshëm mbi Lozhat e saj dhe mbi tri Gradët Simbolike të Urdhërit (Grada e Nxënësit, e Zejtarit dhe e Mjeshtrit Murator) brenda Juridiksionit të saj. Ajo nuk duhet, kurrësesi, të varet apo ta ndajë autoritetin e saj me ndonjë Këshill Suprem, apo me çfarëdo autoriteti tjetër, kombëtar ose ndërkombëtar, që do të kërkonte ushtronte sadopak kontroll apo mbikëqyrje mbi këto tri Gradë.
6. Përkatësisht Vëllimi i Ligjit të Shenjtë, Skuadri dhe Kompasi, duhet të jenë qartësisht të dukshëm gjatë kryerjes së Punimeve Rituale në Lozhën e e Madhe apo në Lozhat nën varësinë e saj. Për të krishterët Vëllimi i Ligjit të Shenjtë është Bibla, kurse për Muratorët e besimeve të tjera, libri që ata e mbajnë si të shenjtë.
7. Brenda Lozhës është veçanërisht i ndaluar kuvendimi mbi politikën dhe fenë.
8. Të gjitha Lozhat duhet të zbatojnë Detyrat e Lashta, Landmarkset (Përcaktimet) dhe zakonet e traditës.